MPB hap linjë pa pagesë për informim rreth Ligjit për të Huajt dhe Automjetet

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se, në kuadër të informimit publik për zbatimin e Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjete, ka hapur një linjë telefonike pa pagesë për qytetarët, të huajt dhe vizitorët.

Nga data e sotme, të gjithë të interesuarit mund të kontaktojnë numrin 0800 46 757, për të marrë informacione të sakta dhe të shpejta lidhur me këto dy ligje, pa asnjë kosto telefonike, njofton Dukagjini.

Sipas njoftimit të MPB-së, shërbimi informues përmes kësaj linje ofrohet në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze, me qëllim që informacioni të jetë i qasshëm për të gjithë.

“Linja telefonike pa pagesë është një prej formave që MPB ka planifikuar të vë në dispozicion, për ofrimin e informacioneve të nevojshme me qëllim të lehtësimit të qëndrimit të vizitorëve dhe të huajve në Republikën e Kosovës, dhe për qarkullimin e automjeteve të regjistruara në vendin e huaj. Fushata informuese do të vazhdojë deri më 15 mars 2026, me synimin për të lehtësuar qasjen në informata dhe për të siguruar respektimin e legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Po ashtu në njoftimin e MPB-së bëhet e ditur se fushata informuese do të vazhdojë deri më 15 mars 2026, me synimin për të lehtësuar qasjen në informata dhe për të siguruar respektimin e legjislacionit në fuqi.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika