MPB njofton për mbylljen e vendkalimeve kufitare në Bërnjak e Jarinje

MPB ka njoftuar për mbylljen në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë, përkatësisht në Bërnjak dhe Jarinje

Mitrovica e Veriut

Ministria e Punëve të Brendshme, përmes raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar për mbylljen në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë, përkatësisht në Bërnjak dhe Jarinje.

Kjo për shkak të bllokimit të rrugëve me barrikada nga qytetarët serbë.

Njoftimin e ka bërë të ditur edhe Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media.

“Policia e Kosovës ka mbyllur kufirin për qarkullim udhëtar dhe për automjete në pikëkalimet kufitare Bernjak dhe Jarinje, për shkak të bllokimit të rrugëve në drejtim të këtyre pikëkalimeve kufitare Jarinje dhe Bernjak”, thuhet në njoftim.

Bllokadat vijnë një ditë para se të hyjnë në fyqi dy vendimet e Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë më targat dhe dokumentet serbe.

Qeveria ka thënë se më 1 gusht do të nisë lëshimi i të ashtuquajturave dokumente për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë.

Ky dokument do të lëshohet në të gjitha pikëkalimet tokësore dhe ajrore dhe do të jetë i vlefshëm për 90 ditë, ashtu sikurse dokumenti që autoritetet serbe lëshojnë për shtetasit e Kosovës kur të hyjnë në Serbi.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur takimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, për të diskutuar rreth gjendjes së sigurisë në vend dhe njëherësh, për t’i bashkërenduar aktivitetet ndërinstitucionale në funksion të zbatimit të ligjshmërisë dhe të sundimit të ligjit në tërë Republikën e Kosovës.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka bërë të ditur se nga e hëna e një 1 gushtit, hyn në fuqi zbatimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës, i marrë më 29 qershor, vendim ky i cili parasheh fillimin e konvertimit të targave në ato zyrtare të Republikës së Kosovës, dhe për kalimin kufitar me fletëdeklarime të përkohshme që zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia, sikurse që shtyhet afati për mbulimin e simboleve dhe emërtimeve shtetërore serbe, për automjetet që hyjnë në territorin tonë.

Ky afat është shtyrë deri më 31 tetor të këtij viti.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika