MPJ e Maqedonisë së Veriut reagon për incidentin e Osmanit: Pas analizave të duhura, do marrim të gjitha masat

Në një deklaratë zyrtare, MPJ e Maqedonisë së Veriut ka shprehur keqardhje për keqkuptimet e ndodhura dhe ka njoftuar se janë duke kërkuar informacion të detajuar lidhur me ngjarjen.

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka reaguar pas incidentit që përfshin presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë udhëtimit të saj nga aeroporti i Shkupit.

Në një deklaratë zyrtare, MPJ e Maqedonisë së Veriut ka shprehur keqardhje për keqkuptimet e ndodhura dhe ka njoftuar se janë duke kërkuar informacion të detajuar lidhur me ngjarjen.

“Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës kanë marrëdhënie dhe bashkëpunim dypalësh pozitiv dhe konstruktiv, pa pyetje të hapura dhe me dialog të sinqertë dhe të vazhdueshëm në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat. Në këtë kontekst, shprehim keqardhjen tonë për keqkuptimet e ndodhura gjatë udhëtimit të djeshëm të Presidentes së Republikës së Kosovës SH.E. Vjosa Osmani në aeroportin ndërkombëtar në Shkup,” thuhet në deklaratë.

MPJ e Maqedonisë së Veriut ka theksuar se kanë kërkuar informacion nga të gjitha institucionet kompetente dhe se do të kryejnë një analizë të duhur të të dhënave të grumbulluara.

“Theksojmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut tashmë ka kërkuar informacion nga të gjitha institucionet kompetente lidhur me ngjarjen e djeshme. Pasi të jetë bërë një analizë e duhur e të dhënave të grumbulluara në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Ministrinë e Punëve të Brendshme, do të ndërmerren të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme, me qëllim kryesor shmangien e dukurive dhe situatave të tilla apo të ngjashme në të ardhmen”, thuhet më tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika