MPJ-ja e Turqisë: Shpresojmë që së shpejti, Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje edhe për targat

Turqia ka uruar që në të ardhmen, Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje edhe për targat. Ndër të tjera, ajo bën të ditur se do të vazhdojë përpjekjet për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon

Flamuri i Turqisë dhe i Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë ka mirëpritur marrëveshjen në mes Kosovës dhe Serbisë për lirinë e lëvizjes.

Ministria në fjalë është shprehur se shpreson që dy vendet të arrijnë marrëveshje edhe për targat.

“E mirëpresim marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për dokumentet identifikuese. Shpresojmë që palët të bien dakord sa më shpejt për çështje të tjera, veçanërisht për çështjen e targave”, thuhet në komunikatën e tyre.

Ndër të tjera, MPJ-ja e Turqisë ka thënë se Turqia do të vazhdojë përpjekjet për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Turqia, si një vend ballkanik, i kushton rëndësi të madhe ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe mbështet zgjidhjen e problemeve përmes dialogut, si dhe iniciativat për këtë qëllim. Turqia do të vazhdojë të përpiqet për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në komunikatë.

Pasditen e së shtunës, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka deklaruar se është arritur një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, pasi Serbia ka rënë dakord të shfuqizojë dokumentet për hyrje-dalje për qytetarët e Kosovës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika