MPJD: Deklarata e ambasadorit i Francës në Serbi nuk është qëndrim zyrtar i Francës

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka thënë se qëndrimi i ambasadorit francez në Serbi Pierre Cochard, nuk është qëndrimi zyrtar i Francës. Sipas tyre, Franca e mbështet Kosovën për anëtarësim në KE

Objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme, në Prishtinë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), në një përgjigje me shkrim për Portali D, ka thënë se deklarata e ambasadorit francez në Serbi Pierre Cochard, nuk është qëndrimi zyrtar i shtetit francez.

Sipas përgjigjes së tyre, shteti francez vazhdimisht e ka mbështetur Kosovën për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Ajo çfarë ka deklaruar, Pierre Cochard, nuk është qëndrimi i Parisit zyrtar. Këtë e bazojmë në komunikimet që kemi pasur me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës por edhe me ambasadën e këtij shteti mik në Kosovë. Misioni francez në Kosovë vazhdimisht ka konfirmuar mbështetjen në Këshillin e Evropës”, ka thënë për Portali D Sharr Jakupi shefi kabinetit të Ministres Gërvalla

Më herët gjatë ditës së premte , Pierre Corhard, ambasador i Francës në Beograd, ka thënë për “TV Nova” se Franca nuk i përkrah vendimet e njëanshme, duke ju referuar kështu aplikimit të Kosovës në Këshillin Evropian.

Me 12 maj Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim të plotë në Këshillin e Evropës.

Aplikimin e Kosovës e kishte konfirmuar edhe Këshilli i Evropës.

KE: Aplikimi i Kosovës për anëtarësim është pranuar

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika