MPJD e ASK thirrje diasporës të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë, afati i fundit më 31 gusht

Avni Kastrati nga ASK

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës(MPJD) dhe Agjencia e Statistikave të Kosovës(ASK) i kanë bërë sërish thirrje diasporës që të shfrytëzojë ditët e mbetura deri më 31 gusht për t’u regjistruar.

Avni Kastrati nga ASK përmes një videoje tha se regjistrimi i diasporës është “vital dhe i rëndësishëm”.

“Ju lus që ta shfrytëzoni këtë mundësi sepse kanë mbetur vetëm edhe disa ditë që mund të regjistroheni përmes sistemit online e-diaspora”.

“Regjistrimi i diasporës përveq që është obligim qytetar njëherit është edhe obligim ligjor”, ka thënë Kastrati në thirrjen e tij drejtuar diasporës kosovare.

 

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika