MPJD-ja bën thirrje që të shmanget kalimi nëpër Serbi
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka shprehur shqetësimin e thellë lidhur me atë që e quan “intensifikim të rasteve të ndalimeve dhe arrestimeve arbitrare” të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet e Serbisë. Ata janë inkurajuar që të përdorin pika të tjera kufitare për kalimin e tyre. MPJD-ja përmes një postimi në Facebook ka […]
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka shprehur shqetësimin e thellë lidhur me atë që e quan “intensifikim të rasteve të ndalimeve dhe arrestimeve arbitrare” të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet e Serbisë.
Ata janë inkurajuar që të përdorin pika të tjera kufitare për kalimin e tyre.
MPJD-ja përmes një postimi në Facebook ka shprehur shqetësimin e thellë lidhur me intensifikimin e rasteve të ndalimeve dhe arrestimeve arbitrare të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet e Serbisë.
“Rasti i fundit i ndalimit të ish-punonjësit të Policisë së Kosovës, z. Spahiu në pikën kufitare ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë është dëshmi e mëtejme e praktikave të papranueshme dhe destruktive të Serbisë, që bien në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe me standardet bazë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, tha MPJD në reagimin publik.
Ministria në fjalë tha se është duke e ndjekur nga afër situatën dhe mbetet në komunikim të vazhdueshëm me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë, “me qëllim të adresimit të këtyre shkeljeve sistematike dhe garantimit të të drejtave dhe sigurisë së qytetarëve të Republikës së Kosovës”.















