MPJD kërkon sqarime për incidentin ndaj presidentes Osmani në Shkup

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka nisur mbledhjen e informacioneve dhe ka kërkuar sqarime zyrtare nga autoritetet maqedonase për incidentin ndaj Presidentes Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar për incidentin që i ndodhi presidentes Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit, duke theksuar se ka nisur mbledhjen e informacioneve dhe ka kërkuar sqarime zyrtare nga autoritetet maqedonase.

Në një njoftim të publikuar në Facebook, MPJD-ja ka bërë të ditur se ka kërkuar sqarime zyrtare nga Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës me shqetësim ka mësuar rreth incidentit të shkaktuar në Aeroportin e Shkupit në raport me trajtimin jodinjitoz të Presidentes së Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Ambasadës së Kosovës në Shkup, ka nisur mbledhjen e informatave dhe që në orët e hershme të mbrëmjes ka kërkuar sqarime zyrtare nga ambasada e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut. MPJD do të mbajë publikun të informuar për veprimet e mëtejshme, për të sqaruar këtë situatë dhe për t’u siguruar që incidente të tilla të mos ndodhin në të ardhmen në raport me krerët e shtetit tonë”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Presidenca: Sigurimi i Aeroportit të Shkupit tentoi t’ia marrë telefonin Osmanit, tentuan ta shtyjnë fizikisht

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika