MPJD lejon vizitën e Petkoviq-it në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme, e ka lejuar vizitën e drejtorit të Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq

Drejtori i Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq

Ministria e Punëve të Jashtme, e ka lejuar vizitën e drejtorit të Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, në Kosovë, por që, i njëjti, të mos e përdorë gjuhën e urrejtjes.

Të dielën e 24 prillit, Petkoviq do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, këtë e ka bërë të ditur për RTV Dukagjinin, MPJD.

“MPJD ka lejuar vizitën e Petar Petkoviqit, me kushtin që, i njëjti, nuk do të përdorë gjuhë të urrejtjes”, kanë deklaruar nga MPJD.

Ndryshe, Petkoviqit, vitin e kaluar i ishte ndaluar hyrja në Kosovë gjashtë herë.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, kishte bërë thirrje që Prishtina dhe Beogradi t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve në mes të të dyja vendeve.

“Ne presim që Serbia dhe Kosova t’i zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e së kaluarës, duke përfshirë këtu edhe marrëveshjen për vizitat zyrtare. Vizitat zyrtare janë një pjesë e rëndësishme e normalizimit të marrëdhënieve pasi ofrojnë një mundësi për më shumë ndërveprim dhe komunikim mes palëve”, kishte thënë Stano.

Ndërkaq, më 21 prill ka përfunduar takimi në Bruskel, mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, për çështjen e targave dhe zbatimin e marrëveshjeve të kaluara.

Kryenegociatori i Kosovës, zv.kryeministri i Kosovës dhe i ngarkuari me dialog, Besnik Bislimi, në një konferencë për media ka thënë se me palën serbe nuk kanë arritur marrëveshje pasi, sipas tij, ka zero gatishmëri nga pala serbe për të gjetur një zgjidhje të përhershme.

Kryenegociatori i Kosovës, zv.kryeministri i Kosovës dhe i ngarkuari me dialog, Besnik Bislimi

”Jo, fatkeqësisht nuk mund të jap lajm të mirë. Grupi ynë punues sërish është munduar edhe ditën e djeshme që të vijë deri te një draft-propozim, që do të na bartej ne sot për diskutim. Fatkeqësisht, ka zero gatishmëri nga pala serbe për t’u dakorduar për një zgjidhje të mundshme brenda kornizave që i ka paraparë pika e tretë e marrëveshjes e 30 shtatorit”, ka deklaruar Bislimi.

Deklaratat e Bislimit kanë ardhur pasi ai është takuar me të dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, teksa sot është afati i fundit për të gjetur një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave të automjeteve.

Shija e redaktorit

111 vjet që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë

Sot 111 vjet më parë në Vlorë, përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën pavarësinë e shtetit shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të...

Presidentja Osmani udhëton për në Tiranë, merr pjesë në Samitin...

Presidentja e Kosovës, me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar për në Tiranë ku do të marrë pjesë në Samitin III...

“Revolta shqiptare ndaj osmanëve”, botimi i “The Spectator” më 1880...

Në një artikull të publikuar në revistën britanike, “The Spectator”, më 15 maj 1880, rrëfehet historia e një revolte shqiptare dhe shfaq vështirësinë që...

Të fundit nga rubrika