MPJD mohon se në Këshill të Evropës ka pasur votim rreth aplikimit të Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka dalë me një sqarim ku mohon se ka pasur ndonjë votim apo se ka dështuar anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës

MPJD

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës(MPJD) ka dalë me një sqarim ku mohon se ka pasur një votim apo se ka dështuar anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës.

“Nuk është votuar kundër dhe nuk ka dështuar anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

MPJD ka shtuar se që nga 12 maji i vitit 2022, janë bërë përparime të rëndësishme përgjatë procesit të anëtarësimit.

“Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës nuk është votuar kundër dhe nuk ka dështuar. Përkundrazi, që nga 12 maji i vitit 2022, janë bërë përparime të rëndësishme përgjatë procesit të anëtarësimit”, theksohet në njoftimin e Ministrisë.

Një komunikatë e tillë e lëshuar nga Ministria, erdhi pasi sipas tyre procedura e anëtarësimit në Këshill të Evropës është komplekse dhe për t’i sqaruar disa keqkuptime dhe keqinterpretime të bëra së fundi.

“Në muajin shtator të vitit 2022, nga vetë Sekretariati i Këshillit të Evropës është dhënë interpretim ligjor mbi aplikimin e Republikës së Kosovës, i cili konfirmon qartë se nuk ka asnjë pengesë ligjore për anëtarësimin e Republikës së Kosovës si anëtare e plotë e Këshillit të Evropës. Nga lobimi i përbashkët me delegacionin e Parlamentit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për herë të parë në historinë tonë është siguruar e drejta e fjalës për delegacionin e Republikës së Kosovës dhe kjo e drejtë është shfrytëzuar përgjatë sesionit vjeshtor të Asamblesë Parlamentare”, theksohet në komunikatën e MPJD-së.

Tutje, bëhet e ditur se Ministria para dorëzimit të aplikimit është koordinuar me të gjithë partnerët ndërkombëtarë, dhe përgjatë lobimit të pandërprerë, ka siguruar mbështetjen e gjerë për ta kaluar fazën e parë të procesit të anëtarësimit.

“Para dorëzimit të aplikimit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është koordinuar me të gjithë partnerët ndërkombëtarë, dhe përgjatë lobimit të pandërprerë, ka siguruar mbështetjen të gjerë për ta kaluar fazën e parë të procesit të anëtarësimit. Kjo situatë ka rezultuar edhe në angazhim konkret të një numri të vendeve anëtare mbështetëse për t’i kaluar pengesat përgjatë këtij procesi të anëtarësimit. Këto fakte, përveçse nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, janë vërtetuar edhe nga vendet anëtare të Këshillit të Evropës”.

“Qytetarët e shteteve demokratike të Evropës, e kanë të drejtën e pamohueshme për të pasur qasje në instrumentet e Këshillit të Evropës, veçanërisht në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (Gjykata e Strasburgut). Kjo e drejtë e qytetarëve të shtetit më demokratik në rajon, me progres të jashtëzakonshëm në sundimin e ligjit dhe reformave në drejtësi, nuk mund të kushtëzohet nga procese të tjera që nuk janë standarde të Këshillit të Evropës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga MPJD.

MPJD, ndër të tjera, ka sqaruar edhe fazat që duhet të ndiqen për anëtarësimin e një vendi në KiE.

“Është e rëndësishme të sqarohet se janë tri faza të votimit për anëtarësim të një vendi në Këshillin e Evropës. Në fazën e parë, Komiteti i Ministrave fillon procedurën e anëtarësimit. Në fazën e dytë, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës vendos standarde relevante dhe jep rekomandimin për anëtarësim. Në fazën e tretë, Komiteti i Ministrave vendos pas opinionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”.

MPJD thotë se Qeveria e Republikës së Kosovës ka thyer status-quo “e dëmshme të ndalimit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizata dhe instrumente ndërkombëtare dhe po angazhohet që Republika e Kosovës të anëtarësohet në organizata, nga të cilat, qytetarët e Republikës kanë përfitimet më të mëdha”, duke shtuar se procesi i anëtarësimit në Këshillin e Europës është i pakthyeshëm dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të angazhohet që faza e parë të kalohet sa më parë, shkruan MPJD, transmeton Portali Dukagjin.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika