MPJD nuk tregon se çka po punohet për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Vitin e kaluar është marrë një iniciativë për të punuar rreth anëtarësimit të Kosovës në NATO, kryesuesi e grupit është Ministria e Jashtme të cilët kanë refuzuar të ndajnë informacion se cka konkretisht po punohet, ndërkohë që Ministria e Mbrojtjës kanë thënë se FSK është e gatshme të ofroj kontributin e saj në këtë aleancë të shteteve dhe se sipas tyre këtë e dëshmon më së miri pjesëmarrja e ushtarakëve kosovar në operacionin Interflex

Rrugëtimi i këtyre ushtarakëve cdo ditë e tutje po ndryshon.

E situatat që janë paraqitur kohëve të fundit në Kosovë kanë ndikuar që udhëheqësit politik të vendit t;ia mësynë një rruge që ka aspiratë anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Për këtë vitin e kaluar është formuar një grup ndërministror për anëtarësimin në Programin e Partneritetit për Paqe.

Mirëpo bartësi kryesor i këtij procesi që është Ministria e Jashtme e udhëhequr nga Donika Gërvalla as në këtë rast si në shumë të tjerë nuk kanë dhënë përgjigje se cka është punuar deri më tash dhe deri ku kanë shkuar punimet e këtij grupi.

Ndërkohë që pjesëmarrëse në këtë ekip janë edhe Ministria e Mbrojtjës.

Këta në një përgjigje me shkrim për Dukagjinin kanë treguar se është formuar grupi teknik profesional, i cili në bashkëpunim me zyren ndërlidhëse të NATO-s është duke punuar për standardizimin e doktrinave.

“Fakti që Republika e Kosovës është pjesë e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, dhe ushtria jonë është pjesë aktive e operacionit Interflex, tregon qartazi që FSK është e gatshme të ofroj kontributin e saj në këtë aleancë të shteteve, në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes.

Enver Dugolli që është edhe anëtarë I komisionit për siguri ka thënë se duhe të punohet shumë për anëtarësim në mënyrë që vendet katër vendet jonjohëse për Kosovën brenda NATO-s të mos jenë pengesë.

Kryeministri Kurti në nëntor të vitit të kaluar është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me ç’rast është diskutuar konkretisht dhe për rrugëtimin e Republikës së Kosovës drejt NATO-s.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika