MPJD: Petkoviqit i është lejuar hyrja në Kosovë vetëm për ritet fetare, jo për aktivitete të tjera

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), i ka treguar arsyet për lejimin e vizitës të drejtorit të së ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën, Petar Petkoviq

Objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme, në Prishtinë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), i ka treguar arsyet e lejimit të vizitës brenda territorit të Kosovës për drejtorin e së ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën, Petar Petkoviq.

Në një përgjigje për RTV Dukagjini, kanë thënë se kërkesa për vizitë është miratuar për datat 6-7 janar të këtij viti dhe se kërkesa është shqyrtuar “konform Marrëveshjes për Vizitat Zyrtare, të nënshkruar në vitin 2014 në Bruksel”.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka aprovuar kërkesën për lejim të vizitës në Republikën e Kosovës të zyrtarit serb, Petar Petkoviq, për datat 6-7 janar 2023”, thuhet në përgjigjen e tyre

Tutje, në përgjigjen e tyre thuhet se leja për vizitë i është dhënë vetëm për ritet fetare, jo për aktivitete të tjera.

Petkoviq, sipas MPJD-së, është i obliguar të mos përdorë gjuhë nxitëse dhe retorikë kundër shtetit të Kosovës.

“Leja është dhënë nën premisat që të shërbejë ekskluzivisht  për kryerjen e riteve fetare dhe si e tillë nuk mund të shërbejë për synime apo aktivitete të tjera. Zyrtari në fjalë është i obliguar të përmbahet nga deklarimet politike, gjuha nxitëse dhe retorika kundër Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.

Nëse thyhen këto rregulla, sipas MPJD-së, do të ndërpritet vizita e tij dhe do të refuzohen edhe kërkesat potenciale të së ardhmes.

“Çdo tejkalim i këtyre rregullave do të çojë në ndërprerjen e menjëhershme të vizitës dhe rezervimit të së drejtës për refuzim të kërkesave në të ardhmen”, thuhet në përgjigje.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika