MPJD pret delegacionin nga Iowa

Sipas Gërvallës, vizita e delegacionit nga Iowa ka shërbyer si një konkretizim i bashkëpunimit mes dy shteteve

E HËNË 04 KOR 2022 Delegacioni nga Iowa pritet në MPJD

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, ka pritur në takim një delegacion nga shteti i Iowa-së, të cilët aktualisht po qëndrojnë për vizitë në Republikën e Kosovës.

Të hënën, gjersa i ka falënderuar për vizitën, zëvendëskryeministrja ka thënë se miqësia dhe lidhja e ngushtë me shtetin e lowa-s është shumë e rëndësishme dhe e çmuar për Republikën e Kosovës.

Ndër të tjera, Gërvalla ka thënë se vizita e tyre shërben si një konkretizim i bashkëpunimit mes dy shteteve njëherësh, shërben për forcimin edhe më tej të lidhjes mes dy shteteve duke pasqyruar një mundësi të mirë për të mësuar nga njëra tjetra, dhe për të shkëmbyer përvoja të ndryshme.

Delegacionin prej 40 personash, përfshirë gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe të tjerë, e përshëndeti me një fjalë rasti edhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi.

Delegacioni u mirërprit edhe nga zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi e cila është shprehur më se e interesuar në thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Të dyja palët kanë shkëmbyer dhurata në shenjë falënderimi e miqësie.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika