MPJD reagon pas arrestimit të ish-pjesëtarit të UÇK-së në Serbi
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka reaguar pas arrestimit të shtetasit të Kosovës, Avni Qenaj, nga autoritetet serbe, duke thënë se po ndërmerren të gjitha veprimet diplomatike për të siguruar të drejtat dhe sigurinë e tij. Sipas njoftimit të MPJD-së, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka nisur menjëherë kërkesa zyrtare drejtuar […]
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka reaguar pas arrestimit të shtetasit të Kosovës, Avni Qenaj, nga autoritetet serbe, duke thënë se po ndërmerren të gjitha veprimet diplomatike për të siguruar të drejtat dhe sigurinë e tij.
Sipas njoftimit të MPJD-së, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka nisur menjëherë kërkesa zyrtare drejtuar Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë për konfirmimin e arrestimit, arsyet e ndalimit, vendndodhjen e tij aktuale dhe çdo informacion tjetër të domosdoshëm për trajtimin e mëtejshëm të rastit.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) njofton se, menjëherë pas marrjes së informacionit mbi arrestimin e shtetasit të Kosovës Avni Qenaj, nga autoritetet e Serbisë, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka ndërmarrë veprimet e para duke i adresuar Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, kërkesë zyrtare për konfirmimin e arrestimit, arsyet konkrete të ndalimit, vendndodhjen aktuale ku ai po mbahet, si dhe çdo informacion tjetër të domosdoshëm për trajtimin e mëtejmë të rastit.















