MPJD: Tetë kosovarë largohen nga Izraeli, në pritje edhe shtatë të tjerë

Tetë shtetas të Kosovës, që kanë kërkuar ndihmë në Ambasadën e Kosovës në Jerusalem, janë larguar nga territori i Izraelit. Ndërkohë, në Ambasadën e Republikës së Kosovës janë lajmëruar edhe shtatë shtetas të tjerë

Izraeli thotë se është “në luftë” pas sulmit masiv të Hamasit

Tetë shtetas të Kosovës, që kanë kërkuar ndihmë në Ambasadën e Kosovës në Jerusalem, janë larguar nga territori i Izraelit.

Kështu ka thënë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në një përgjigje për RTV Dukagjini.

“Ndërkohë, në Ambasadën e Republikës së Kosovës janë lajmëruar edhe shtatë shtetas të tjerë me të cilët Ambasada është në komunikim të vazhdueshëm për t’i ofruar zgjidhje. Të lajmëruarit janë të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore”, tha MPJD.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës thekson se po mban kontakte të vazhdueshme edhe me shtetasit e Republikës së Kosovës që ndodhen me punë në shtetin e Izraelit si pjesë e stafit ndërkombëtar të organizatave të huaja apo agjencioneve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara – OKB-së.

Sipas MPJD-së, nga informacionet e deritanishme nuk raportohet se ndonjë shtetas i Kosovës është vrarë apo plagosur gjatë përleshjeve që po vazhdojnë mes forcave izraelite dhe militantëve palestinezë të Hamasit.

Militantët e Hamasit nisën një sulm të befasishëm më 7 tetor ndaj Izraelit. Ky i fundit u kundërpërgjigj me sulme ajrore në Rripin e Gazës.

Deri më tani është raportuar se mbi 700 persona në Izrael janë vrarë, ndërkaq në Gaza është raportuar për të paktën 560 viktima.

Një ditë më herët, autoritetet në Shqipëri bënë të ditur se 40 shqiptarë, në mesin e tyre dy shtetas të Kosovës, u evakuuan nga Izraeli.

MPJD u bëri thirrje shtetasve të Kosovës që kanë nevojë për ndihmë të kontaktojnë në numrin emergjent të Ambasadës së Kosovës në Izrael: +9720586340450

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika