MSh bën thirrje për kujdes: Si pasojë e vërshimeve, në pjesën më të madhe të vendit situata me ujë të pijes është vështirësuar

Ministria e Shëndetësisë u ka apeluar qytetarëve të Kosovës të kenë kujdes me ujin e pijes. Ata kanë rekomanduar që uji të vlohet para përdorimit

Vërshimet në Skënderaj

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të kenë kujdes të shtuar me ujë të pijes, si pasojë e vërshimeve të mëdha.

MSh ka bërë të ditur se “në pjesën më të madhe të vendit tonë situata me ujë të pijes është vështirësuar”.

Sipas MSh-së, të gjitha QRSHP-të në Kosovë janë në gjendje gatishmërie me ekipe kujdestare pa ndërprerë, me specialistët e ekologjisë humane dhe epidemiologjisë dhe po monitorojnë situatën epidemiologjike, e cila sipas tyre, është në kontroll dhe nuk ka raste të dyshimta të sëmundjeve ngjitëse si pasojë e vërshimeve.

Tutje, në njoftimin e MSh-së janë dhënë detaje për Kompanitë Rajonale të UJësjellësit të secilës komunë.

KRU “Mitrovica”- Rajoni Mitrovicë:

Fabrikat në Shipol- Mitrovicë dhe në Balicë- Vushtrrisë janë në funksion të plotë me trajtimin e ujit.

Në mostrat e grumbulluara, analizat laboratorike fiziko-kimike dhe bakteriologjike rezultojnë brenda standardeve.  Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,2mg-0,3mg/L në tërë zonën e shërbimit.

Për shkak të vërshimeve uji i puseve nuk është i sigurt dhe duhet të vlohet para përdorimit.

KRU “Hidrodrini”- Rajoni i Pejës:

Vlerat e turbullirës brenda standardeve.

Në mostrat e grumbulluara, analizat laboratorike fiziko-kimike rezultojnë brenda standardeve.

Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,2mg-0,3mg/L

Uji i analizuar nga ujësjellësi në Klinë rezulton me kontaminin bakteror.

Rekomandohet që uji të vlohet para përdorimit.

KRU “Gjakovë”- Rajoni i Gjakovës:

Në zonat e furnizimit nga KRU”Gjakova” gjendja e cilësisë së ujit të pijes është e qetë.

Të gjitha mostrat e analizuara janë brenda standardeve të parapara për ujin e pijshëm.

Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,25mg-0,35mg/L.

KRU “Bifurkacioni”- Rajoni Ferizaj:

Fabrika në Pleshinë, Kaçanik, Hani Elezit,  Shtërpcë të gjitha mostrat e ujit janë brenda standardeve për ujin e pijes.

Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,2-0,3mg/L.

KRU “Hidromorava”- Rajoni Gjilan:

Të gjitha mostrat e ujit të cilat janë marrë në Gjilan janë brenda standardeve për ujin e pijes.

Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,2mg-0,3mg/L.

Në Letnicë-Viti ka filluar trajtimi si ujë teknik, andaj rekomandohet qytetarët të mos e pijnë ujin.

Rekomandohet KRU “Hidromorava” të furnizojë qytetarët me ujë të pijshëm.

KRU “Hidroregjioni jugor”- Rajoni Prizren:

Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,2mg-0,3 mg/L.

Të gjitha mostrat e testuara në laboratorët e QRSHP Prizren janë brenda standardeve për ujë të pijshëm sipas Udhëzimit Administrativ Nr.10/21 për cilësi dhe konsum human.

IKSHPK / Qendra e Ujit rekomandon të gjitha Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) me qëllim të stabilizimit të furnizimit:

  • Përcjellja e vlerave të turbullirës dhe kujdes i shtuar në procesin e trajtimit
  • Kujdes i shtuar në procesin e dezinfektimit
  • Mbrojtje të stabilimenteve dhe të burimeve
  • Sanimin e gjendjes aktuale në rast të defekteve teknike
  • Riparimi dhe debllokimi i pusetave
  • Sanimi i dëmtimeve ne rrjetin shpërndarës

Po ashtu, u rekomandohet qytetarëve të Kosovës që uji para përdorimit të vlohet “si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike”.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika