MSh-ja bën inspektimin e shtëpisë së të moshuarve në Pejë, dënon sulmin ndaj të moshuarës
Ministria e Shëndetësisë e dënon dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës në Shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë. Kështu ka bërë të ditur vetë MSH-ja, përmes një reagimi në Facebook, nëpërmjet së cilit ka bërë të ditur se Inspektoriati Shëndetësor ka qenë për inspektim në këtë institucion. “Inspektoriati Shëndetësor ka qenë sot për inspektim […]





Ministria e Shëndetësisë e dënon dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës në Shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë.
Kështu ka bërë të ditur vetë MSH-ja, përmes një reagimi në Facebook, nëpërmjet së cilit ka bërë të ditur se Inspektoriati Shëndetësor ka qenë për inspektim në këtë institucion.
“Inspektoriati Shëndetësor ka qenë sot për inspektim në këtë institucion privat, në të cilin jepen dhe shërbime të përkujdesit shëndetësor. Të arrestuarat dhe të përfshirët në ngjarje janë të profesionit infermiere, të licencuara nga Oda e Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë”, ka shkruar MSH.
Krahas kësaj, MSH ka bërë të ditur se pas inspektimit, Raporti i Inspektoriatit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë do t’i dërgohet Odës, me qëllim të marrjes së masave në përputhje me ligjin.
“Çdo abuzim me këtë besim, do të ketë reagimin tonë të pakompromis. Të njëjtën, besojmë që do ta kenë dhe Odat e profesionistëve shëndetësorë”, ka shkruar MSH.
Sulmi ndaj të moshuarës ishte publikuar pasditen e së mërkurës. Për rastin, deri tani janë tre të arrestuar, të cilët me vendim të prokurorit po mbahen në paraburgim për 48-orë.




















