MSh-ja demanton Listën Serbe: Ngarkesa me oksigjen është futur në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka mohuar pretendimet e Listës Serbe se spitalet në Kosovë nuk po furnizohen me oksigjen

Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë i ka demantuar deklaratat e fundit të bëra në një konferencë nga Lista Serbe lidhur me mosfurnizimin me oksigjen për spitalet në Kosovë, duke i mohuar kategorikisht pretendimet e tyre.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga Ministria e Punëve të Brendshme e ka marrë lajmin se një kontigjent i furnizimit me oksigjen ka kaluar në Kosovë.

Siç ka njoftuar MSh-ja, në bashkëpunim të ngushtë me MPB-në dhe organet e tjera përgjegjëse, të gjitha masat janë marrë për të siguruar arritjen e oksigjenit në spitalet përkatëse.

“Sot, pa vonesa Dogana e Kosovës ka proceduar, ashtu siç ka qenë edhe kërkesa, dhe ngarkesa me oksigjen është futur në Republikën e Kosovës për të shkuar në adresën përkatëse”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Ministria e Shëndetësisë ka theksuar se Kosova nuk ka lejuar asnjëherë që çështjet e shëndetit dhe ato humane të vijnë në diskutim, pavarësisht nga rrethanat apo ngjarjet politike.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika