MSh-ja mohon se ka pranuar ankesë nga pacientët e Onkologjisë

Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë i ka mohuar raportimet se pacientët e Onkologjisë i kanë dërguar atyre letër ankese.

Sipas kësaj Ministrie, në adresë të saj nuk ka asnjë lloj ankese as në formë fizike e as elektronike.

“Ministria e Shëndetësisë reagon ndaj lajmit me titull ‘Pacientët e Onkologjisë letër MSH-së: Ndërmerrni masa ose mbyllemi në repart deri në plotësimin e kërkesave’, i riprodukuar në disa media. Njoftojmë opinionin publik se Ministria e Shëndetësisë në adresën e saj, deri më tani, nuk ka pranuar ndonjë ankesë qoftë në formë fizike apo atë elektronike në asnjë prej departamenteve përgjegjëse, siç pretendohet në këtë lajm”, thuhet në reagim.

Sipas MSh-së, vazhdimisht ka pasur angazhime për ta ngritur cilësinë e shërbimeve dhe sigurimin e terapive për pacientët në nevojë.

“Sa i përket Klinikës së Onkologjisë, ju njoftojmë se projekti infrastrukturor i detajuar për sigurimin e kushteve me të favorshme, veçse është proceduar nga ShSKUK-së, së bashku me investimet në aparaturat e avancuara, ndërsa punimet tashmë kanë filluar”, ka thënë ai.

Tutje, në reagim thuhet se furnizimi me barna është 90%, kurse me material shpenzues 85%.

“Sipas raportimit nga Bordi i ShSKUK-së, aktualisht furnizimi me barna është 90%, ndërsa furnizimi me material shpenzues 85%. Mekanizmat menaxhues të ShKUK-së kanë shtuar angazhimin që edhe kjo përqindje e furnizimit me barna dhe material shpenzues të arrijnë në plotëni kërkesat dhe nevojat e pacientëve tanë”, thuhet në reagim.

Sipas MSh-së, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), “është në fazën përfundimtare të procesit të rekrutimit të rreth 100 infermierëve, të cilët do të sistemohen sipas nevojave në klinikat e QKUK-së, duke përfshirë edhe Klinikën e Onkologjisë”.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika