MSh-ja njofton se qytetarët do të zgjedhin mjekun familjar brenda zonës ku banojnë

Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se qytetarët do të zgjedhin mjekun e familjes brenda zonës ku banojnë.

Ministria nuk ka dhënë detaje se kur do të mund të fillojë përzgjedhja, por fillimisht ka bërë të ditur se procesi do të pilotohet në katër komuna: Lipjan, Istog, Prizren dhe Prishtinë (QMF-5-Ulpianë dhe QMF-6-Bregu i Diellit), për të vazhduar më pas shtrirjen në të gjithë vendin.

Ministria ka njoftuar se kohë më parë e ka miratuar planin e veprimit për përcaktimin e kritereve për regjistrin e banorëve në kujdesin parësor shëndetësor.

Sipas njoftimit të Ministrisë, qëllimi i këtij plani është që secili qytetar të ketë mundësinë që të përzgjedhë mjekun familjar brenda zonës së banimit dhe sigurimit të qasjes në shërbime shëndetësore në kohën e duhur dhe sipas kërkesës.

“Përmes përzgjedhjes së mjekut familjar do të krijohet lista e banorëve/pacientëve dhe kjo do të kontribuojë në rritjen e mbulueshmërisë së popullatës me shërbime shëndetësore. Rrjedhimisht, kjo do të ndikojë edhe në promovimin, edukimin dhe parandalimin e sëmundjeve të ndryshme, ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për shërbimet që ofrohen në Kujdesin Parësor Shëndetësor”, thuhet në njoftim.

Plani thuhet se e thekson rëndësinë e përzgjedhjes së mjekut familjar për ruajtjen dhe përcjelljen e shëndetit të qytetarëve në vazhdimësi dhe përfitimet e qytetarëve nga ky proces.

“Ministria do të ju mbajë të informuar për hapat e mëtejmë në procesin e përzgjedhjes së mjekut familjar brenda zonës suaj të banimit dhe ecurinë e mëtejme”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika