MSh-ja siguron trajtim pa pagesë në Turqi për 13-vjeçaren që u lëndua nga bombola e gazit në Kçiq

Ministria e Shëndetësisë ka siguruar trajtimin pa pagesë në Turqi për pacienten 13 vjeçare, e cila u lëndua si pasojë e incidentit me bombol gazi, në Kçiq të Mitrovicës

Ministria e Shëndetësisë përmes marrëveshjes me Ministrinë e Shëndetësisë në Turqi ka siguruar trajtimin pa pagesë për pacienten 13-vjeçare, e cila ka pësuar djegie të rënda trupore, si pasojë e incidentit me bombol gazi në Kçiq të Mitrovicës.

Pacientja ka marrë trajtim dhe kujdes shëndetësor në QKUK për më shumë se 10 ditë, mirëpo për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, me kërkesën e ministrit Vitia dhe me vendimin e kryeministrit Kurti janë siguruar edhe mjetet për transport special ajror urgjent, ku pacientja tashme është hospitalizuar për trajtim në spitalin e Stambollit në Turqi.

“Sipas informatave nga spitali turk, vajza 13-vjeçare ka filluar të marrë trajtimin e nevojshëm dhe i urojmë shërim sa më të shpejtë!”, ka njoftuar ministria e Shëndetësisë.

Më 13 janar të këtij viti, 14 persona janë lënduar si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në Kçiq të Madh të Mitrovicës.

Të gjithë të lënduarit ishin dërguar për shërim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovë (QKUK).

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) kishte njoftuar se pacientët kishin djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, në gjymtyrë të ndryshme të trupit, përfshirë, fytyrë, duar, këmbë dhe pjesë të tjera të trupit.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika