Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga të gjitha institucionet publike dhe private që të ndërmarrin masa mbrojtëse për punëtorët gjatë valës së temperaturave të larta që pritet të zgjasë nga data 3 deri më 10 korrik 2025.

Bazuar në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, kjo ministri ka theksuar se temperaturat e larta paraqesin rrezik serioz për shëndetin, sidomos për grupet më të ndjeshme të popullsisë – fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperaturë të lartë.

MSH ka apeluar që të respektohen këto rekomandime me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të punëtorëve dhe qytetarëve në përgjithësi.