MSH: S’ka vend për shqetësim, për mostrat e ujit të pijes nga fshatrat e Deçanit

Ministria e Shëndetësisë (MSH) është deklarua në lidhje me mostrat e ujit nga fshatrat e Deçanit të cila janë  dërguar në Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ndërs duhet dy ditë që të dihen rezultatet e ujit

Të dielën e 15 majit Ministria e Shëndetësisë  kishte marre njoftimin  nga IKSHPK-ja se me kërkesë të ujësjellësit “Hidro-Drini” në Pejë, janë marrë mostra të ujit të pijes nga disa fshatra të Deçanit për shkak të shqetësimeve se uji është turbulluar si pasojë e të reshurave.

MSH-ja ka reaguar në rrjete sociale Facebook ku ka thën se nuk ka vend për shqetësimi pasi janë bërë analizat fiziko-kimike dhe  të hënën dhe të martën do t’i kenë analizat bakteriologjike të këtyre mostrave.

“Në koordinim me ministrin e Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, zëvendësministrja Dafina Gexha Bunjaku ka komunikuar me kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj, për t’u informuar nga afër. MSH është në kontakt të vazhdueshëm edhe me IKSHPK, Zyrën rajonale të IKSHPK në Pejë dhe Ministrinë e Ekonomisë – dikasterin përkatës qeveritar, që i mbulon ndërmarrjet e ujësjellësve”, thuhet në postim.

ilustrimi

Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë ka thënë se të hënën se bashkë me përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë, zyrtarë të MSH-së do të jenë në Pejë, te qendra rajonale e IKSHPK-së dhe në Deçan ku do të takohen me strukturat e pushtetit lokal dhe drejtues të QKMF-së.

Kjo situatë merret me shqetësim nga banoret e Deçanit pasi më 14 korrik të viti 2021, rreth 800 banorë të Komunës së Deçanit kishin kërkuar ndihmë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në kësaj komune nën dyshimin për helmim me ujë të pijes.

17 korrik 2021 pacenet e helmuar nga uiji i pijes, Deçan

Lidhur me këtë, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Naser Ramadani,  kishte deklaroi se bazuar në analizat e para të kryera në Deçan qytetarët nuk janë helmuar nga uji i pijshëm.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika