Muaji i shenjtë i Ramazanit, Hoxhë Fazliu: Sjell mesazhin e paqes e të mirësisë
Me fillimin e muajit të madhërishëm të Ramazanit, besimtarët myslimanë kanë nisur agjërimin. Hoxhë Xheladin Fazliu ka theksuar se ky muaj sjell mesazh të paqes, të durimit, dhe të përmirësimit personal në një frymë solidariteti dhe dashurie për njerëzit. Hoxhë Fazliu në emisionin “Rreth e Rrotull”, ka thënë se besimtarët gëzohen shumë për ardhjen e […]
Me fillimin e muajit të madhërishëm të Ramazanit, besimtarët myslimanë kanë nisur agjërimin. Hoxhë Xheladin Fazliu ka theksuar se ky muaj sjell mesazh të paqes, të durimit, dhe të përmirësimit personal në një frymë solidariteti dhe dashurie për njerëzit.
Hoxhë Fazliu në emisionin “Rreth e Rrotull”, ka thënë se besimtarët gëzohen shumë për ardhjen e muajit të Ramazanit.
Ai ka thënë se edhe pse mund të ketë sfida fizike, kënaqësia e besimtarëve mposht çdo pengesë dhe ata gjejnë forcën për të kryer ritualet e tyre.
“Për besimtarët myslimanë është muaji më i veçantë i vitit, sepse Ramazani sjell mesazh të paqes dhe afërsisë me njerëzit, pastaj edhe të durimit e sabrit, por edhe ta përmirësojmë vetveten dhe të bëhemi njerëz sa më të mirë që të reflektojmë edhe në shoqëri të japim energji pozitive. Për muajin e madhërishëm të Ramazanit të gjithë besimtarët gëzohen shumë që vjen, ka sakrificë dhe sfidë, mirëpo kënaqësia e mposht edhe sfidën edhe gjërat, që ndoshta në aspektin fizik janë pak më të rënda”, ka theksuar ai.
Një nga ritualet kryesore në këtë muaj është namazi i taravisë, i cili llogaritet si një namaz shtesë dhe kryhet vetëm gjatë muajit të Ramazanit.
Sipas hoxhë Fazliut, taravitë kryhen vullnetshëm duke sjellë sevape dhe mirësi të shumta.
“Besimtarë që nga nata e taravisë së parë që llogaritet një namaz shtesë diku 1 orë e 50 minuta që e bëjnë besimtarët, e që kryhet vetëm brenda muajit të Ramazanit, në mënyrë vullnetare”, ka thënë Hoxhë Fazliu.
Sipas tij, për secilën të mirë të bërë gjatë këtij muaji të shenjtë, shpërblimi i Zotit mund të jetë deri në 700 herë më i madh.















