Muharremaj: Dëmet nga stuhia në Suharekë tejkalojnë 1 milion euro, komuna s’ka buxhet për kompensim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se situata pas stuhisë së djeshme është më e qetë dhe më stabile, ndërsa ekipet komunale vazhdojnë punën në terren për vlerësimin e dëmeve.

Muharremaj tha se, për fat të mirë, nuk ka pasur viktima apo të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

“Sot situata është më e qetë. Dje kemi pasur më shumë telashe. Për fat të mirë, në këtë fatkeqësi nuk kemi pasur dëme në njerëz, vetëm dëme materiale. Zjarrfikësit, Policia dhe ekipet emergjente kanë qenë gjatë gjithë kohës në terren”, deklaroi ai.

Sipas tij, komuna ka formuar tre komisione për vlerësimin e dëmeve në sektorët e arsimit, bujqësisë dhe shëndetësisë publike.

Ai theksoi se dëmet më të mëdha janë regjistruar në objektet shkollore, ku vetëm riparimi i një kulmi kërkon ndërhyrje urgjente, pasi viti i ri shkollor nis pas rreth 40 ditësh.

“Vetëm në shkolla dëmet arrijnë rreth 300 mijë euro. Kemi telashe financiare, pasi nuk kemi fonde emergjente. Do t’i drejtohemi Ministrisë së Arsimit dhe kam ftuar edhe kryetarin e komisionit qeveritar për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga erërat”, tha Muharremaj.

Kryetari i Suharekës theksoi se komuna nuk ka buxhet për kompensimin e dëmeve, duke shtuar se që nga viti 2019 dëmet e raportuara në bujqësi nuk janë kompensuar, pavarësisht dokumentacionit të dorëzuar.

“Një serë mund të kushtojë 30 mijë euro, ndërsa qytetarët nuk mund të presin gjatë për t’i rregulluar dëmet. Ne kemi obligim t’i vlerësojmë dëmet, t’i procedojmë në Kuvendin Komunal dhe më pas t’i dërgojmë te Komisioni i Qeverisë së Kosovës”, u shpreh ai.

Sipas vlerësimeve paraprake, dëmet e shkaktuara nga stuhia në territorin e Suharekës tejkalojnë shifrën prej 1 milion eurosh, ndërsa analizat dhe dokumentacioni për kompensim pritet të përgatiten gjatë ditës së nesërme.

Muharremaj u bëri thirrje qytetarëve që të paraqesin dëmet e pësuara dhe të dorëzojnë faktet përkatëse, në mënyrë që komisionet komunale të dalin në terren dhe të kryejnë vlerësimin.

Ai shtoi se, ndonëse qytetarët po bashkëpunojnë me institucionet, shumica prej tyre nuk besojnë se dëmet e tyre do të kompensohen.

 

 

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika