Muhaxheri: Familjarët e personave të zhdukur nuk po trajtohen në mënyrë dinjitoze
Salih Muhaxheri, përfaqësues i familjarëve që kanë anëtarë të zhdukur, ka thënë se kjo kategori nuk është duke u trajtuar siç duhet nga institucionet e Kosovës. Ai ka thënë se këto institucione duhet të bëjnë më shumë, dhe të mos mjaftohen vetëm në përvjetorë duke bërë homazhe. “Familjari te na, me plot të drejtë, nuk […]
Salih Muhaxheri, përfaqësues i familjarëve që kanë anëtarë të zhdukur, ka thënë se kjo kategori nuk është duke u trajtuar siç duhet nga institucionet e Kosovës.
Ai ka thënë se këto institucione duhet të bëjnë më shumë, dhe të mos mjaftohen vetëm në përvjetorë duke bërë homazhe.
“Familjari te na, me plot të drejtë, nuk është i trajtum ashtu sic i ka hije te ne. Pa dashë me prek anën tjetër, kategoritë tjera që janë dalë nga lufta. E kanë zgjdihë një cështje, por kjo kategori e jona është në shuarje, po vdesin familjarët, po na humbin gjurmët dhe njerëzit që dinë diçka po na humbim”, ka thënë ai.
“Familjarët nuk janë të kënaqur derisa nuk gjendet edhe njeriu i fundit që është marrë. Shumica e personave që janë marrë në Ferizaj janë marrë të gjallë, dhe ende nuk dihet për fatin e tyre. Ne kërkojmë trajtim më dinjitoz për familjarët. Nuk është e thënë vetëm kur vjen kjo datë me dale me bërë homazhe. Familjari ka nevojë përkrahje më shumë, bile morale”, ka vijuar ai.
Ai tha se institucionet duhet të dalin e të shikojnë se sa janë të punësuar në familjet e personave të zhdukur, dhe t’u ndihmojnë atyre.















