Muhaxheri: I dhashë 50 mijë marka për ta gjetur gruan time, disa matrapazë më gënjyen

Salih Muhxheri

Kanë kaluar 24 vite, dhe ende Salih Muhxheri, nuk di asgjë për fatin e gruas së tij, e cila ishte zhdukur që nga prilli i vitit 1999.

Ai rrëfen se si nuk është ndalur asnjëherë duke kërkuar për fatin e saj në mënyrë që ta kuptoj të vërtetën. Përvec dhimbjes për zhdukjen e gruas së tij, ai ishte përballur edhe me njërëz që kishin kërkuar të holla, në këmbim të informacioneve për vendndodhjen e saj.

Këto informacione sipas tij, kishin qenë të rreme, dhe se ato i ishin dhënë vetëm për të fituar materialisht nga ai.

“Tri vite kam bërë çmos, për me ardhë te e vërteta, por më shumë kam hasur në njerëz matrapazë. Më kanë shku një shumë prej 50 mijë markash, për tri vite, duke më thënë se në filan vendin është. Më kanë marrë para në këmbim të informatave, jo janë në burgje ushtarake ose andej këndej. Shpesh më kanë paragjyku, pse ju ke besu. Po e marr shembull sikurse një të sëmurë, nëse i thu merre këtë hap se ka me të bë mirë, a ka njeri që s’e përdor. Edhe mua çdo rrenë që më ka ardhë kam pasur qef t’i besoj”, ka thënë ai.

Ai tregoi se gruaja e tij kishte dalë nga shtëpia, për të dërguar një lloj materiali në një fshat. Pas kësaj, nuk dihet asgjë se çfarë ka ndodhur.

“Po flas për rastin personal timin, ajo ka qenë vetë e dyta me një grua të një kushëriri, kanë dalë prej shpisë, ku kam banuar në Ferizaj. Ato kanë pasur ta dërgojnë një material në një fshat, në prill të 1999.Unë nuk kam qenë aty, kam qenë pjesë e luftës. Janë dalë prej aty, fqinjët e i kanë përcjellë deri në një pjesë të caktuar, dhe ato nuk janë kthyer më. Dëshmitarë ka deri kur i kanë përcjellë, më andej s’ka më”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika