Muhaxhiri për ankesën e Listës Serbe: E pritshme, Kushtetuesja mund të shfuqizojë zgjedhjen e Rashiqit

Politologu, Artan Muhaxhiri, vlerëson se ka qenë e pritshme aneksa e Listës Serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës lidhur me zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

Muhaxhiri, në FIVE, u shpreh se ajo që ndodhu në Kuvend është në shpërputhje me frymën e Kushtetutës dhe shtetit të Kosovës, njofton Dukagjini.

“Ka qenë e pritur kjo sepse ajo që ndodhi në Kuvend është në shpërputhje me frymën e Kushtetutës dhe shtetit, natyrisht që edhe me përkrahjen e ndërkombëtarëve dhe me një lloj ideje që u takon në bazë të rezultateve zgjedhore ata (Lisa Serbe) do të ankohen vazhdimisht nuk mund të përfundoj kjo punë kaq lehtë, është humbje kohe dhe humbje e besimit që politikanët e kanë qëllimin më të mirë që ta arrijnë një zgjidhje afatgjate brenda kornizës ligjore – por më shumë kanë dëshirë që të bëjnë lojëra politike dhe për të krijuar probleme dhe për fat të keq të krijojnë një precedent pasi kjo që po ndodh me pakicat serbe këtë rast me nënkryetarin serb mund të hapet “Kutia e Pandores” edhe e njëjta gjë mund të ndodh edhe me pakicat tjera. Pra rrezikohet edhe uniteti i shtetit dhe pastaj hyjmë në një terren të panjohur, është zhgënjyes qasja e pozitës dhe opozitës”, tha Muhaxhiri.

Muhaxhiri, mes tjerash, u shpresh se beson që Gjykata Kushtetuese mund të shfuqizojë vendimin ndaj Rashiqit.

“LDK-ja ka aq përvojë në skenën politike dhe e dinë saktë se kah shkon një proces, VV-ja është diçka tjetër pasi e kanë pjesë të ideologjisë, e çuditshme është që LDK-ja e votoi. Nuk besoj që Gjykata Kushtetuese do ta lë kështu si është besoj se do ta kthejë prapa, do ta shfuqizojë zgjedhjen e Rashiqit”, tha Muhaxhiri.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika