Muhaxhiri për konstituimin e Kuvendit: Fitore e Pirros, do të ketë reagime të ashpra nga ndërkombëtarët (VIDEO)

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, vlerëson se Kuvendi i Kosovës nuk është konstituar këtë të premte teksa shton se ajo që ndodhi sot në seancë është në kundërshtim të plotë me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Muhaxhiri, i ftuar në emisionin “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se pret reagime të ashpra nga bashkësia ndërkombëtare dhe aleatët pasi siç thotë ai ajo që ndodhi sot në Kuvend nuk është aspak demokratike, njofton Dukagjini.

“Unë mendoj se kjo që ndodhi sot është fitore e Pirros, është një fitore afatshkurtër për një humbje afatgjatë dhe është në kundërshtim me frymën e shtetit të Kosovës dhe me të gjitha përpjekjet kosovare dhe ndërkombëtare për krijimin e një shteti ku secili ka të drejtën e vendimmarrjes politike dhe pjesëmarrje në zgjedhje. Kuvendi sot nuk është konstituar sepse siç ka thënë edhe Gjykata Kushtetuese përfaqësuesi i të gjitha pakicave duhet të jenë të votohen nga grupet politike më të mëdha që përfaqësojnë ato pakica. Kjo që ndodhi sot është në kundërshtim dhe jam i bindur se do të ketë reagime të forta edhe nga bashkësia ndërkombëtare dhe aleatët tanë pasi kjo që ndodhi sot nuk është demokratike”, tha Muhaxhiri.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika