Muhaxhiri për vizitën e Lajçak në Kosovë: Është një vizitë shëruese

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, vizitën e Miroslav Lajçak në Kosovë, e ka quajtur vizitë shëruese, teksa ka komentuar ardhjen e Lajçak në Kosovë si dhe mesazhet që do të përçohen përmes kësaj vizite

Vizitën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në Kosovë, analisti politik, Artan Muhaxhiri, e ka quajtur vizitë “shëruese”.

Teksa ka komentuar ardhjen e Lajçak në Kosovë si dhe mesazhet që do të përçohen përmes kësaj vizite, Muhaxhiri ka thënë se Samiti i Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel, ishte dëshprues për qytetarët e Kosovës, të cilët i kishin rritur pritjet e tyre për shkak të çështjes së liberalizimit të vizave.

“Vizita e Lajçak është një vizitë shëruese. Samiti i BE-së ishte jashtëzkonisht dëshprues për qytetarët e Kosovës por edhe për Ballkanin në përgjithësi sepse u pa që BE-ja nuk ka asnjë motiv, asnjë plan për ta përshpejtuar edhe avancimin e shteteve të Ballkanit drejt të BE-së por edhe për ta bërë liberalizimin e vizave”, është shprehur ai.

Përmes një video-lidhjeje, në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, Muhaxhiri ka thënë se Lajçak me këtë vizitë nuk mund t’i shërojë plagët.

Sipas tij, do të duhej një ofertë e madhe nga BE-ja në mënyrë që të rikuperohet ajo që ndodhi në samitin e kaluar dhe në mënyrë që të krijohet një lloj shprese e qytetarëve të Kosovës që BE-ja e ka seriozisht integrimin e Kosovës në gjirin e saj por edhe që do të fillonte me liberalizimin e vizve.

Mosliberalizimi i vizave për Kosovën – “poshtërsi e madhe”

“Kjo që po ndodhë me vizat është krejtësisht absurde, ëhstë një poshtërsi e madhe dhe asnjë retorikë diplomatike nuk mund ta balancojë dëmin që po i bëhet qytetarëve të Kosovës me izolimin kolektiv tash e sa vjet dhe pa asnjë shpresë për ndonjë ndryshim pozitiv”, është shprehur Muhaxhiri.

Analisti Artan Muhaxhiri

Siç thotë ai, gjëja më e dëmshme, e keqe e negative të cilën do të mund ta bënte Kosova, ishte që ta bllokonte angazhimin drejt BE-së, drejt dialogut.

Por, kjo nuk duhet të ndodhë në asnjë mënyrë, ka thënë Muhaxhiri.

“Ekziston një gjë që është e patjetërsueshme, ajo është që Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së edhe përkundër të gjithë këtyre padrejtësive, poshtërsive, mizorive që po u bëhet qytetarëve të Kosovës, një lloj getoizimi, Kosova duhet ta marrë forcën, fuqinë që të rimëkëmbet dhe të rikthehet në binaret e diloagut”, shtoi ai.

A duhet Kosova të jetë më e vrazhdë në aspektin e diskutimeve?

Muhaxhiri ka potencuar se “fatkeqësisht”, vrazhdësia politike do të mund të vijonte sikur Kosova do të ishte më i fuqishme politikisht, ekonomikisht dhe të kishte ndonjë ndikim më të madh në dinamikat evropiane, qoftë me ekonomi apo pozicion gjeografik.

“Nëse do të kishte ndonjë kartë me të cilën do të mund ta shantazhonte BE-në por Kosova nuk e ka këtë kartë, nuk ka asgjë që mund ta dëmtojë BE-në, ajo mund të dëmtohet vetë, duhet të bëjë çmos që interesin e vetë ta përputh, harmonizojë me interesin e BE-së”, ka thënë ai.

Për Muhaxhirin, edhe Qeveria e Kosovës “nuk është se i ka kryer të gjitha punët posaqërisht kohëve të fundit, është dashur të lobojë më tepër”.

Ai ka vlerësuar se Kosova është dashur që të punojë shumë në mënyrë që publikisht ta vendosë Francën në një pozitë të palakmueshme sepse sipas tij nuk ka asnjë logjikë “që me këtë popullsi, dhe me këtë pro evrpoianizëm, të ketë bllokadë”.

“Kryeminsitri Kurti është dashur që të shkojë disa herë të shkojë në Francë, të gjithë është dashur të shkojnë vazhdimisht në Francë, në mënyrë që të bëjnë të pamundurën që Franca ta ndryshojë qëndrimin”.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika