Muja: Afro 1 milion euro investim për luftimin e EHKK-së, nis dizensektimi në zonat endemike

Malishevë ka nisur zyrtarisht procesi i dizensektimit në zonat me rrezik të lartë nga Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK), në kuadër të një projekti shumëvjeçar të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për mbrojtjen e shëndetit publik dhe reduktimin e rrezikut nga kjo sëmundje.

Nga afër fillimin e këtij procesi e përcolli ministri i MBPZHR-së, Armend Muja, i cili tha se institucionet po investojnë në masa konkrete dhe afatgjata për mbrojtjen e qytetarëve në zonat më të prekura.

“Po investojmë mbi 971 mijë euro për mbrojtjen e shëndetit publik dhe për uljen e rrezikut nga EHKK në komunat endemike,” deklaroi Muja.

Sipas ministrisë, projekti financohet me 971,100 euro për periudhën 2025–2028 dhe parasheh trajtimin e rreth 5,200 hektarëve çdo vit në zonat më të ekspozuara ndaj rrezikut.

Aktivitetet e dizensektimit do të fokusohen në komunat Malishevë, Klinë, Rahovec, Suharekë dhe Drenas, të cilat konsiderohen zona me rrezik më të lartë për përhapjen e rriqrave bartëse të EHKK-së.

“Mbrojtja e shëndetit publik dhe parandalimi i rrezikut nga EHKK mbeten prioritet i institucioneve tona. Përmes këtij projekti po ndërmarrim veprime konkrete, profesionale dhe afatgjata për të mbrojtur qytetarët dhe për të ulur rrezikun në zonat më të prekura,” u shpreh ministri Muja.

Ai theksoi se projekti po realizohet në koordinim të ngushtë me Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, komunat përkatëse dhe ekspertët profesionalë të fushës.

“Ndërhyrja e hershme dhe bashkëpunimi institucional janë thelbësore për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundjeje dhe për të krijuar një mjedis më të sigurt për qytetarët,” deklaroi ai.

Nga MBPZHR-ja u bë e ditur se gjatë realizimit të projektit do të përdoren vetëm preparate të aprovuara dhe metoda të sigurta, në përputhje me standardet profesionale dhe mbrojtjen e mjedisit.

Synimi kryesor i projektit mbetet ulja e rrezikut nga Ethet Hemorragjike Krime-Kongo dhe mbrojtja e shëndetit publik në zonat e prekura.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika