Muja: Fokusi i Serbisë është territori, nuk ka të bëjë me të drejtat

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Deputeti i LVV-së, Muja ka thënë se nuk ka vend në Evropë që në kuptimin e të drejtave mundet të ofrojë shembull më të mirë sesa Kosova. Krahas kësaj, ai ka theksuar se LVV vazhdon të çmojë miqësinë me SHBA-të dhe se problemin e kanë me Serbinë

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka thënë se në fokus të Serbisë mbetet territori i Republikës së Kosovës.

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Muja ka thënë se nuk ka vend në Evropë që në kuptimin e të drejtave mundet të ofrojë shembull më të mirë sesa Kosova.

“Fokusi i Serbisë është territori, nuk ka të bëjë me të drejtat duke marrë parasysh që edhe në nivelin qendror, 4 për qind e popullësisë serbe i ka 10 për qind të vendeve në Kuvend. Nuk ka vend në Evropë që në kuptimin e të drejtave mundet të ofrojë shembull më të mirë”, ka deklaruar Muja.

Ai thotë se pajtohet me deklaratat e Esocbar dhe qëndron mendimi i krijimit të raporteve të mira me serbët në Veri.

Krahas kësaj, Muja thekson se LVV vazhdon të çmojë miqësinë me SHBA-të dhe se problemin e kanë me Serbinë

“Në grupin paralamentar të LVV-së dhe në subjektin politik ka një vëmendje, një konsideratë të jashtazakonshme për SHBA-të, për ndihmën që na e kanë dhënë e vazhdojnë ta jepin për të fromuar një shtet normal… problemin e kemi me Serbinë, jo me SHBA-të, jo me Escobarin…”, ka deklaruar Muja.

Shija e redaktorit

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë...

Konkursi për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter” u mbajt më 4 maj, dhe siç nënkuptohet edhe atë ditë do të...

Trepça triumfon në finalen e parë me rikthim ndaj Yllit

Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë...

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Të fundit nga rubrika