Muhamet Mujaj – Avokat ka deklaruar se drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha nuk duhet të mjaftohet vetëm me konferencë për media lidhur me incidentin në veri. Sipas Muja, Hoxha duhet të raportoj tek institucionet kombëtare se rasti në veri është inskenim i situatës dhe nuk ka të bëjë me “incident ndëretnik”.

“Drejtori nuk mjafton vetëm të informojë në konferencër por të raportoj përmes institucioneve tek institucionet ndërkombëtare për inskenim të situates. Me qëllim të informimit se Policia e Kosovës 1%shtë e drejtë, dhe çështja e policit në very është inskenim”, tha Muja.

Muja në “Five” tha se edhe historia e disa rasteve gjatë viteve të kaluara qoftë për “incidente ndëretnike” gjithnjë janë raportuar në Këshillin e Sigurimit.

“Tendenca e institucioneve të Serbisë është krijimi I propagandës se sikurse qytetarët serb nuk kanë jetë në Kosovë ose janë të rrezikuar nga institucionet. Kjo tendencë 1%shtë bërë më madhor, pork a dështuar pasi që serbët munden me u kyq në institucionet e Kosovës. Tani kanë filluar të përdorin fëmijët e të miturit, thjeshtë të instrumentalizohet lehtë. Duke u thirrur se janë të rrezikuar nga institucionet e vendit. Fati që çdo incident ndëretnik, është raportuar direkt në Këshillin e Sigurimit”, tha Muja.

Ndryshe, Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dje në konferencën për media të mbajtur lidhur me rastin në veri, ku një polic po përndiqet nga Serbia nën pretendimet se e ka dhunuar fizikisht një maturant të komunitetit serb, ka deklaruar se kjo situatë ndërlidhet me përndjekjen që Serbia po ua bënë zyrtarëve policorë në Kosovë. Ai ka njoftuar se polici që Serbia po e përndjek ka pranuar kërcënime me jetë, derisa për maturantin që u tha se ishte lënduar, drejtori i Policisë shtoi se s’ka pasur shenja dhune në qafë, por vizatim me marker.  

Sipas tij, në pjesën ku pretendohet se ka pasur gjak si pasojë e dhunës nga zyrtari policor, ka pasur vizatim me ngjyrë, gjë që e ka deklaruar edhe vetë ai në polici në prezencë të prindit.

“Në media është shfaqur një person që pretendohet se është përdorur dhunë e tepruar nga zyrtari policor. Në pjesën ku pretendohej te kishte gjak ishin vizatime me ngjyrë. Edhe vetë pala në deklaratën në polici në prezencë e prindit të tij ka thënë se kanë qenë vizatime me marker dhe ka thënë që është traditë e maturantëve të ngjyrosen ashtu. Maturanti nuk ka shenja dhune në qafë. Bazuar në fakte dhe dëshmi, pretendimet se nuk ka pasur gjakosje të maturantit nga policia”, ka thënë ai.