Muja në Paris: Thellohet bashkëpunimi Kosovë–Francë në bujqësi dhe zhvillim rural
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka realizuar vizitën e tij të parë zyrtare në Paris, ku po merr pjesë në Panairi Ndërkombëtar i Bujqësisë në Paris, një nga ngjarjet më të rëndësishme evropiane në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin francez, Muja u takua me ministren franceze […]
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka realizuar vizitën e tij të parë zyrtare në Paris, ku po merr pjesë në Panairi Ndërkombëtar i Bujqësisë në Paris, një nga ngjarjet më të rëndësishme evropiane në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.
Gjatë qëndrimit në kryeqytetin francez, Muja u takua me ministren franceze të Bujqësisë, Annie Genevard. Në takim u diskutuan mundësitë për bashkëpunim të ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Francës në sektorin e bujqësisë, shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira, si dhe nxitja e investimeve të reja franceze në Kosovë.
Ministri Muja theksoi gatishmërinë për një bashkëpunim të hapur dhe konkret, duke vënë në pah prioritetet e institucionit që drejton.
“Jemi të hapur për bashkëpunim me Francën dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë, me fokus të veçantë në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë, mbrojtjen dhe menaxhimin e pyjeve, si dhe avancimin e zhvillimit rural në Kosovë. Këto fusha përbëjnë prioritetet tona kryesore dhe janë thelbësore për rritjen ekonomike dhe mirëqenien e qytetarëve”, u shpreh Muja.
Të dy ministrat shprehën gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe avancimin e bashkëpunimit institucional, me synim arritjen e një marrëveshjeje konkrete që do të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë dhe zonave rurale në të dy vendet.
Vizita e Mujës në Paris vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të partneritetit ndërkombëtar dhe promovimit të potencialit bujqësor të Kosovës në arenën evropiane.















