Muja vendos raportim digjital të detyrueshëm në sektorin e qumështit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka marrë vendim për vendosjen e një sistemi të detyrueshëm të raportimit digjital në sektorin e qumështit, me qëllim forcimin e sigurisë ushqimore dhe rritjen e transparencës në treg.

Sipas komunikatës për media, vendimi është marrë në mbështetje të Ligjit për Ushqim dhe kompetencave institucionale për garantimin e sigurisë ushqimore, transparencës dhe gjurmueshmërisë së produkteve në treg.

“Ministri Muja merr vendim për forcimin e sigurisë ushqimore në sektorin e qumështit

Në mbështetje të Ligjit për Ushqim dhe kompetencave për garantimin e sigurisë ushqimore, transparencës dhe gjurmueshmërisë në treg, kam nxjerrë Vendimin për sistemin e detyrueshëm të raportimit digjital në sektorin e qumështit.
Përmes këtij vendimi, qumështoret, pikat grumbulluese, përpunuesit dhe importuesit do të obligohen të raportojnë në mënyrë digjitale të dhëna mbi grumbullimin, prodhimin, stoqet, importet, si dhe përdorimin e qumështit pluhur dhe yndyrave bimore në produktet ushqimore.

Sistemi do të forcojë transparencën në treg, gjurmueshmërinë e produkteve ushqimore dhe bashkëpunimin institucional ndërmjet MBPZHR-së, AUV-it, Doganës dhe institucioneve tjera relevante.

Ky është një hap i rëndësishëm në mbrojtje të konsumatorit, fermerëve vendorë dhe zhvillimit të një tregu më transparent, më të drejtë dhe më të kontrolluar në sektorin e qumështit në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika