Muja: Zgjedhjet nuk do të mbahen në stacionet e policisë

"Nuk ka zgjedhje në stacion të policisë”, ka thënë deputeti i LVV-së, Armend Muja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka deklaruar se zgjedhjet në veri të Kosovës nuk do të mbahen në stacionet e policisë.

I ftuar në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, Muja ka listuar disa nga pikat e votimit.

“I kam 18 pika të votimit të cilat edhe sot i vizitova. Nuk mbahen në stacionet e policisë. Nuk ka zgjedhje në stacion të policisë”, tha ai.

“Në Leposaviq, në Serbovc, Soqanicë, këto janë vendbanimet më të mëdha, në Zveçan në një kontejner, po ashtu do të ketë 3 qendra të votimit të 3 vendbanimet të mëdha ku ka votues në komunën e Sveçanit”.

Pos këtyre vendvotimeve, Muja ka thënë se në Mitrovicën veriore, zgjedhjet  do të mbahen në Lagjen e Boshnjakëve, në Lagjen 7 shtatori, në Kodrën e Minatorëve.

“Në shkollë, një vendvotim që ka qenë Shën Sava, për shkak të kushteve inekzistene nuk ka mundur të përdoret shkolla, megjithatë janë 2 shkolla dhe 1 qendër mobile kontejner që do të mbahen zgjedhjet”, tha ai.

Zgjedhjet në katër komunat veriore u shpallën pas dorëheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit të kaluar.

Fillimisht ishin parashikuar që të mbahen më 18 dhjetor të vitit të kaluar, por u shtynë me vendim të presidentes Vjosa Osmani për 23 prill edhe për shkak të situatës së tensionuar dhe barrikadave që i ngritën nga grupe të dyshuara kriminale.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika