Mujaj: Dalja më e ulët në votime mund të jetë shenjë e pakënaqësisë së qytetarëve

Drejtori i organizatës Syri i Vizionit, Veton Mujaj, ka vlerësuar se interesimi i qytetarëve për të votuar deri në orën 15:00 ka qenë më i ulët krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

Në një lidhje direkte për TV Dukagjinin, Mujaj tha se pjesëmarrja më e ulët mund të tregojë një shkallë të caktuar pakënaqësie te votuesit, ndonëse theksoi se ende ka kohë deri në mbylljen e vendvotimeve.

Ai shtoi se rënia e daljes së qytetarëve brenda Kosovës mund të ndikojë që vota e diasporës të ketë peshë edhe më të madhe në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

Sipas Mujajt, numri më i vogël i votuesve në Kosovë mund të lidhet me lodhjen nga proceset e shpeshta zgjedhore dhe pakënaqësinë e një pjese të qytetarëve me politikën.

“I bie që është ndëshkim, por kush është ndëshkuesi në këtë, mirëpo me përqindjen e vogël në daljen në Kosovë rritja e përqindjes se ardhjes së numrit për shkak se kemi rritje të interesit së numrit nga diaspora  dhe në këtë rast po i bie që diaspora po e merr akoma një rol më të madh krahasuar me secilat zgjedhje që i kemi mbajtur deri më tani. Ajo që mbetet shqetësuese është numri i vogël i njerëzve që jetojnë në Kosovë e nuk dalin e që vije sigurisht prej pakënaqësisë me shumë palë zgjedhje me lodhje….”, ka deklaruar ai.

Të fundit nga rubrika