Mujaj: Lushtakut dhe të tjerëve të luftës u është prekur dinjiteti prej vitesh, duhet të reagojnë ndaj etiketimeve 

Avokati Muhamet Mujaj ka komentuar përplasjen fizike në Skenderaj që dyshohet se ndodhi mes zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarit të komunës, Sami Lushtaku, duke thënë se dhuna nuk duhet të arsyetohet, por se figurat e luftës janë etiketuar për vite me radhë.

Në Five në TV Dukagjini, Mujaj tha se reagimet e ish-pjesëtarëve të luftës vijnë edhe si pasojë e cenimit të vazhdueshëm të dinjitetit të tyre në diskursin publik.

“Absolutisht dhunën nuk e justifikojmë, nuk e arsyetojmë çfarëdo dhune qoftë ajo. Mirëpo, Sami Lushtaku e shumë Sami të tjerë të luftës janë etiketuar aq shumë, u është prek dinjiteti me vite. Edhe nuk kanë reaguar asnjëherë. Unë e marrë edhe si dobësi të tyre, meqë në ato vileve me tu prek dinjiteti e mos me reagu nuk është në rregull. Duhet me reagu kur dikush të thotë hajn, dushesh me reagu kur dikush të thotë tradhtar…”, ka thënë Mujaj.

Komentet e tij erdhën pasi Hysni Mehani dhe aktivisti Bahri Zabeli pretenduan se janë sulmuar fizikisht nga Lushtaku dhe persona që i kanë quajtur shoqërues të tij, në një kafene në Skenderaj.

Sipas reagimit të Lëvizja Vetëvendosje, Mehani ishte duke pirë kafe me ish-deputeten Arjeta Fejza dhe aktivistë të partisë kur ndodhi incidenti. LVV-ja pretendon se Mehani u godit fillimisht me grusht dhe më pas me gotë në kokë, ndërsa Zabeli u sulmua kur tentoi të qetësonte situatën.

Në anën tjetër, Sami Lushtaku ka mohuar se ka sulmuar Mehanin dhe Zabelin.

Ai ka deklaruar se reagimi erdhi nga qytetarët pas etiketimeve ndaj tij, duke përmendur shprehjen “Sami Serbia”.

Shija e redaktorit

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Të fundit nga rubrika