Mujanoviq nga Parlamenti Kanadez bën thirrje për njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE-së “Duhet angazhim më i madh i Perëndimit”

Gjatë dëshmisë së tij para një komisioni parlamentar në Kanada, eksperti i njohur për Ballkanin, Dr. Jasmin Mujanoviq, u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë që mosnjohjen e Kosovës ta trajtojnë si prioritet diplomatik dypalësh në raport me shtetet e mbetura të Bashkimit Evropian që ende nuk e njohin pavarësinë e saj.

Mujanoviq, politolog dhe specialist i politikave për çështjet e Evropës Juglindore, dëshmoi para Komisionit të Përhershëm për Punë të Jashtme dhe Zhvillim Ndërkombëtar të Dhomës së Përfaqësuesve të Kanadasë. Ai ishte ftuar për të ofruar ekspertizën e tij lidhur me situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Në fjalën e tij, Mujanoviq deklaroi: “Nuk ekziston asnjë arsye koherente pse vende si Spanja, Sllovakia dhe të tjerat nuk e njohin sovranitetin e Kosovës.

Duke ndjekur sugjerimin e shkëlqyer të kongresistit Self, mendoj se Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja duhet t’u bëjnë të qartë atyre pesë shteteve të mbetura anëtare të Bashkimit Evropian se mosnjohja e Kosovës do të trajtohet si një çështje dypalëshe mes Uashingtonit dhe Otavës nga njëra anë, dhe atyre pesë kryeqyteteve nga ana tjetër.”

Pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk e njohin Kosovën janë Spanja, Sllovakia, Greqia, Qiproja dhe Rumania.

Mujanoviq nënvizoi nevojën për një politikë të koordinuar perëndimore që do të ndihmonte avancimin e stabilitetit rajonal dhe integrimin euroatlantik në Ballkan. Dëshmia e tij përputhet me thirrjet më të gjera për një angazhim më të thelluar të Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara në rajon.

Kjo seancë dëgjimore që u mbajt me 4 qershor, pasqyron interesimin në rritje në Otava për një politikë më proaktive ndaj Ballkanit Perëndimor, në një kohë kur vazhdojnë tensionet gjeopolitike që përfshijnë Rusinë, Kinën dhe sfidat e stabilitetit në rajon.

Me origjinë nga Sarajeva, Dr. Jasmin Mujanoviq ka doktoruar në Universitetin York në Toronto. Ai është studiues, autor dhe bashkëpunëtor i lartë jorezident në New Lines Institute for Strategy and Policy në Uashington, D.C., ndërsa jeton dhe vepron në Los Anxhelos. Hulumtimet e tij përqendrohen në demokratizimin e shoqërive post-autoritare dhe post-konfliktuale në Ballkanin Perëndimor.

Shija e redaktorit

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

Të fundit nga rubrika