Te shtunen dhe te dielen, me 24 dhe 25 janar 2026, ne sallen sportive ne Sankt Gallen, do te zhvillohet MUJI Cup KF Dardania 2026. Ky turne nderkombetar i futbollit te vogel ne salle konsiderohet turneu me i madh i ketij lloji ne Evrope dhe do te bashkoje 64 ekipe dhe shikues nga Zvicra, Gjermania, Holanda, Finlanda, Kosova dhe vende te tjera evropiane, duke premtuar dy dite plot emocion, spektakel dhe futboll te nivelit te larte ne Sankt Gallen.
MUJI Cup KF Dardania perfaqeson futboll te vogel ne salle te shpejte, teknik dhe shume dinamik. Gjithsej 64 ekipe ambicioze do te maten ne ndeshje intensive dhe terheqese, ndersa disa profesioniste te futsallit nga Kosova dhe nga e gjithe Evropa do te sigurojne dinamike dhe spektakel te vecante per publikun.
Ngjarja sportive do te shoqerohet me nje atmosfere shume emocionale dhe nje program anesor te larmishem. Muzika, elemente kulturore dhe nje oferte e pasur ushqim tradicional krijojne nje ambient familjar dhe e bejne MUJI Cup KF Dardania nje ngjarje te vecante per dashamiresit e futbollit te te gjitha moshave. Turneu ka jehone te gjere nderkombetare, me pranine e mediave kosovare dhe mysafireve speciale.
Klubi organizator KF Dardania Sankt Gallen gezon qe me MUJI Cup KF Dardania po organizon edhe nje here nje ngjarje nderkombetare sportive dyditore ne Sankt Gallen, duke promovuar futbollin e vogel ne salle, bashkimin e rinise shqiptare ne diaspore dhe shkembimin nderkulturor.
Per me shume informacione, ndiqni ne rrjete sociale KF Dardania Sankt Gallen.