Mujka: “Ibër-Lepenci” nuk vendos për rrënime, kërkojmë kthimin e pronave tona publike

Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes “Ibër-Lepenci”, Faruk Mujka, ka deklaruar se rrënimet e objekteve të ndërtuara në pronat e ndërmarrjes, përfshirë ato në bregun e liqenit të Ujmanit, janë pjesë e procedurave institucionale për lirimin e pronave publike.

Mujka ka thënë se “Ibër-Lepenci” nuk është institucion që merr vendime për rrënime dhe as që i kryen ato, por se roli i ndërmarrjes është të kërkojë kthimin e pronave të saj në gjendjen fillestare, sipas statusit që kanë pasur pas procesit të shpronësimit në vitin 1973.

“Ose nuk i kanë kuptuar ose nuk po dojn t’i kuptojnë proceduarat. Ibër-Lepecni e ka një rol të vetin në këtë proces, ne jemi të obliguar t’i kërkojmë pronat tona, pronat publike që të kthehen në statutin fillimtar. Në atë status që është bërë eksoproimi në vitin 1973. Normal iu kemi drejtuar Ministrisë së Planifikimit Hapësinor, i cili nëpërmjet inspektoratit t tyre përkatës janë dal e kanë bërë procesverbalin, e kanë vërtetuar gjendjen faktike, dhe kanë vendosur ashtu siç kanë vendosur. Pra, Ibër-Lepenci nuk është ndërmarrje që merr vendim për rrënim dhe e cila kryen rrënime”, ka thënë Mujka në FIVE të TV Dukagjinit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika