Mujku: Ka refuzim të madh të punës në Kosovë

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Vebi Mujku, ka thënë se në përgjithësi në Kosovë ka vende punë por qytetarët i refuzojnë ato për shkak të pagave të ulëta në sektorin privat

Vebi Mujku, drejtor i Dendrës për Punë Sociale

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Vebi Mujku, ka thënë se në Kosovë ka refuzim të punës nga qytetarët.

Një nga arsyet sipas tij, janë skemat e shumta sociale dhe pagat e vogla në sektorin privat. Ai ka bërë të ditur se në Kosovë janë rreth 400 mijë persona që jetojnë me skema sociale.

Një pjesë e tyre, sipas tij janë të aftë por punë, por refuzojnë të punojnë për shkak se pagat që ofrohen në sektorin privat janë të përafërta me pensionet  që i marrin “duke qëndruar në shtëpi”.

“Vjen me marrë ndihmën sociale një person e qet një thes miell 25 kg në  një anë e merr një pako vaj 25 kg në një anë tjetër, që bëjnë 50 kg. Një person që mund t’i bartë 50 kg është i aftë për punë. Ka refuzim të madh të punës, i kemi ofru punë deri në 350 euro punë kanë refuzu. Duhet ta diciplonojmë skemën sociale, nuk duhet të refuzohet puna. Le të mësohen të punojnë”, ka deklaruar Mujku në “Debat Plus”.

“Ne e kemi një politikë të gabume si shtet, paga minimale është 170 dhe skema sociale e ka kapakun 250 euro, kemi pas dyfishim të skemës sociale. Një familje është vështirë me stimulu t’i themi hajde puno për 200 300 apo 170 euro, kur ai duke qëndruar në shpi i merr 200 euro ndihmë sociale e merr një pako 50 euro, nuk paguan tatime, dhe krijoihen familje dembele”, ka vijuar ai.

Tutje, Mujku ka thënë se në Zyrën e Punësimit, ka programe që i aftësojnë për punë të gjithë ata që regjistrohen aty. Ai e ka theksuar mungesën e inspektorëve të cilët sipas tij do duhej t’i identifikonin personat të cilët janë të aftë për punë e në të njëjtën kohë përfitojnë nga skemat sociale.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika