Mulhaxha-Kollçaku u bën thirrje të gjithë deputetëve që të votohet Rushiti

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, u ka bërë thirrje deputetëve për mbështetje të kandidates Feride Rushiti për presidente, duke kërkuar që procesi të përmbyllet për të zgjidhur krizën institucionale.

Ajo u ka bërë apel të gjithë deputetëve, pozitë dhe opozitë, që të votojnë për Rushitin në seancën e Kuvendit.

“I ftoj të gjithë kolegët deputetë, pozitë e opozitë, sot ta mbështesim Feride Rushitin t’i japim zgjidhje kësaj krize institucionale”, ka deklaruar ajo.

Mulhaxha-Kollçaku ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje, sipas saj, nuk lufton për pushtet apo për të marrë të gjitha pozitat shtetërore.

Ajo shtoi se posti i presidentit duhet të mbetet jashtë ndikimeve partiake edhe në të ardhmen.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika