Mulliqi: Rezolutat në SHBA synojnë anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e sigurisë në rajon

Kryetari i komunës në Wylie të Teksasit, Gjino Mulliqi, vlerëson se dy Rezolutat e fundit të paraqitura në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së janë të rëndësishme për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO.

Mulliqi, në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se këto iniciativa janë pjesë e një angazhimi të vazhdueshëm në bashkëpunim me kongresmenë amerikanë, me synim që Kosova të bëhet pjesë e NATO-s dhe të luajë rol stabilizues në Ballkanin Perëndimor.

“Janë me të vërtetë dy Rezoluta që ishin të domosdoshme në cështjen e Kosovës për momentin dhe në një linjë që është duke u punuar që Kosova të futet në NATO dhe të jetë pjesë e NATO-s e që të jetë edhe stabilizuese për Ballkanin Perëndimor, kjo ka qenë temë diskutimi tash e sa kohë me kongresmenët. Rezoluta e dytë që doli sot ishte si pjesë e një pune që Administra e Trump po bën pasi edhe dje Trump tha se po shqyrtohet tërheqja e trupave nga Gjermania. Ne si shqiptarë këtu po punojmë që ta ndalojmë që kjo të ndodhë në Kosovë, u përmend po ashtu se sa të rëndësishme janë trupat e KFOR-it në Kosovë. Rezolutat kanë ardhur në kuadër që Kosova të futet në NATO dhe Ballkani Perëndimor të jetë i sigurt dhe jo i destabilizuar”, u shpreh Mulliqi.

Mulliqi, mes tjerash, shtoi se faktori shqiptaro-amerikan do të vazhdojë të luajë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e interesave të Kosovës, pavarësisht zhvillimeve politike.

“Faktori shqiptaro-amerikan gjithmonë do ta luaj rolin e vetë, pamar parasysh kush është në qeveri e kush jashtë saj – ne e kemi rolin e mbrojtjes së interesave të Kosovës”, thotë ai.

Duke folur për reagimet nga Serbia, Mulliqi tha se Aleksandër Vuçiq, sipas tij, nuk është përballur më herët me një angazhim kaq të madh të shqiptaro-amerikanëve në Uashington dhe se ky fakt nuk i pëlqen.

“Presidenti serb tash e sa kohë nuk kanë pas ndonjë rezistencë aq të madhe të shqiptaro-amerikanëve dhe të Kosovës në DC tash po e sheh që shqiptaro-amerikanët janë faktorë në anën e politikbërjes amerikane dhe kjo nuk i pëlqen por le të mësohet pasi këto do të ndodhin edhe me një intensitet edhe më të madhë. Ne nuk e luftojmë Serbinë e as Vuçiqin po luftojmë për të drejtat që kanë luftuar e kanë derdhur gjak të gjithë dëshmorët tanë. Vuçiq po tmerrohet por s’mund të bëjë asgjë më. Kongresi dhe Senati amerikan e dinë se kush ishte i drejtë në luftë dhe për atë u bombardu Serbia”, u shpreh Mulliqi.

Të fundit nga rubrika