Mulolli për fushatën e partive: Para premtimeve të reja, të shihen ato të vjetrat

Drejtori i organizatës “POLCON”, Fitim Mulolli, ka deklaruar se para se të merren parasysh premtimet e reja politike, duhet të bëhet një vlerësim i plotë i atyre që janë dhënë në të kaluarën dhe shkallës së realizimit të tyre.

Në Five në TV Dukagjini, Mulolli ka thënë se është e domosdoshme të shihet se çfarë ka ndodhur me premtimet e vitit 2021, sa prej tyre janë përmbushur, si dhe çfarë është premtuar në vitin 2025 dhe sa është realizuar deri më tani.

Sipas tij, një pjesë e madhe e premtimeve që kanë qenë bosht i fushatës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, nuk janë përmbushur në masën e pritu.

“Para se të merren parasysh këto premtimet e reja që janë duke u bërë. Duhet të vlerësohet çka është bërë deri tash. Ku kanë mbet premtimet e vitit 2021, sa janë plotësuar prej atyre, çka është premtuar në vitin 2025, sa është realizua prej asaj. Ne e kemi parë që një numër i madh prej atyre, nuk janë realizuar, premtimet kryesore që e kanë përbërë boshtin e fushatës së kryeministrit në detyrë (Albin Kurti), shumica dërrmuese e tyre nuk janë realizuar…”, ka thënë Mulolli.

Të fundit nga rubrika