Mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve në zonat ndërkufitare Kosovë-Shqipëri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar është nënshkruar Protokolli Zbatues i Marrëveshjes Qeveritare për Regjimin e Trafikut Lokal në Zonat Kufitare, kështu duke e mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve që banojnë në zonat kufitare, në 26 vendkalime të veçanta kufitare.

Sipas Kurtit, tash e tutje mbi 200 mijë shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë, “që banojnë në zonat deri në 30 km nga kufiri tokësor, kanë të drejtë të kalojnë kufirin lirshëm dhe të qëndrojnë në zonën kufitare për arsye sociale, kulturore, familjare etj”.

Kjo marrëveshje tha Kurti se thellon edhe më tej bashkëpunimin ndërshtetëror mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe lehtëson ndërveprimin e qytetarëve në të dyja anët e kufirit.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika