“Mundohen të inskenojnë një konflikt”, Kastrati tregon rrezikun që i kanoset veriut nga “Brigada e Veriut”

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, ka paralajmëruar për rrezikun e një konflikti në veri të Kosovës nga organizata terroriste "Brigada e Veriut".

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Kadri Kastrati, ka ngritur paralajmërimet lidhur me një potencial për shpërthimin e një konfliktiti në veri të Kosovës.

Duke folur në emisionin “FIVE” të Dukagjinit, Kastrati ka theksuar rrezikun e organizatës terroriste “Brigada e Veriut” që operon në atë rajon.

Sipas Kastratit, Serbia nuk ka guximin të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë për shkak të pranisë së NATO-s dhe përgjegjësisë së saj për ruajtjen e kufijve. Megjithatë, ai ka paralajmëruar për aktivitetet e përgatitura të grupeve kriminale e terroriste, që përbëhen nga shtetas të Kosovës (por edhe shtetas të Serbisë) dhe veprojnë në veri (siç është “Brigada e Veriut”).

Ai ka përmendur se këta personat janë të stërvitur dhe janë sistemuar në “Brigadën e Veriut”, e cila përbëhet nga 1600 deri në 1800 persona.

“Serbia nuk e ka guximin t’ia mësyjë Kosovës ushtarakisht, sepse NATO është këtu, është përgjegjësi për ruajtjen e kufijve. Mirëpo e pamë 24 shatorin e viti të kaluar, e pamë edhe në vazhdimësi jemi duke i parë përgatitjet e njerëzve terroristëve, që janë shtetas të Kosovës, ata janë në veri. Punojnë punë të rëndoma, qoftë kameria, qoftë punë tjera në administrate dhe ata janë të përgatitur, janë të stërvitur dhe janë saktë të pozicionet apo sistemuar në ‘Brigadën e Veriut’, siç e quajnë ata, e cila numëron nga 1600 deri 1800 dhe kjo është rreziku potencial që i kanoset pjesës veriore…”, ka thënë Kastrati.

Kastrati ka theksuar se këto grupe janë të organizuara dhe të pajisura me armatime personale dhe se kanë struktura të qarta komanduese.

Ai ka përmendur sulmin e 24 shtatorit të vitit të kaluar si një shembull të përpjekjeve të tyre për të destabilizuar rajonin, por që falë inteligjencës së Kosovës, miqve ndërkombëtarë dhe Policisë, kjo përpjekje është parandaluar.

Në përfundim, Kastrati ka paralajmëruar se këto grupe po planifikojnë projekte për të inskenuar një konflikt në veri të Kosovës, duke provokuar Policinë dhe KFOR-in.

“Këto janë info të sakta… dhe kjo duket saktë se e kanë një strukturë të qartë, e kanë strukturën komanduese dhe i kanë njerëzit se ku dhe kur duhet të pajisjen me armatimet personale… kështu ka qenë planifikimi edhe më 24 shtator, por falë inteligjencës tonë dhe miqve tanë dhe Policisë kjo nuk iu ka dhezë… dhe tash ta mundohen në projekte të ngjashme, por të ndryshme, që prapë të inskenojnë një luftë, një konflikt në pjesën veriore. Të shtynë Policinë dhe KFOR-in deri lumi Ibër…”, ka thënë Kastrati në “FIVE” të Dukagjinit.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika