Mungesa e koeficientit, nuk ndalen kritikat e opozitës për ligjin për pagat

Për miratimin e Ligjit të Pagave pa përcaktimin e koeficienteve, po konsiderohet jo seriozitet i qeverisë, duke akuzuar se përcaktimi i tij nga kryeministri, nuk është një praktikë demokratike. Nga opozita, nuk është përjashtuar mundësia që edhe ky ligj të dërgohet në Kushtetuese

Kuvendi i Kosovës

Ligjin që ua përcakton lartësinë e pagave, deputetët e pushtetit e votuan në seancën e të enjtes.

Megjithatë, në situatën aktuale, asnjëri prej tyre, të paktën zyrtarisht nuk e di se sa do të paguhet.

Nga deputetë të opozitës, kjo situatë po konsiderohet jo normale.

Kryetari i Komisionit për ekonomi, Ferat Shala nga PDK, mes tjerash ligjin tashmë të miratuar, e konsideron edhe diskriminues.

“E ka luajtur qeveria këtë lojë për të luajtur me ndjenjat e qytetarëve dhe për të parë reagimet e pastaj sipas vullnetit politik me caktu koeficientin”, ka thënë Shala.

E sipas Valentina Bunjakut nga LDK, Qeveria i ka pas të gjitha kushtet për ta caktuar koeficientin.

“Buxheti ka kalu, tash ka kalu ligji i pagave, normalisht ish dashtë me ditë koeficientin, kjo qeveri nuk është aspak serioze dhe aspak e përgjegjshme karshi qytetarëve të saj”, ka thënë Bunjaku.

Ndërsa nga AAK janë duke e shqyrtuar që këtë ligj ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“aty ku ka shkelje ligjore dhe aty ku ka shkelje procedurale e kushtetuese normal si detyrë e jona si deputet e parti opozitare është të shohim sapo zbatohet ligji e ligjëshmëria dhe me qenë konoform këtyre veprimeve do t’I adresohemi gjykatës kushtetuese”, ka thënë Kadrijaj.

Ligji i pagave pritët të hyjë në fuqi në shkurt të vitit 2023.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, gjatë së enjtes në emisionin “FIVE” ka thënë se koeficienti do të caktohet në ligjin për buxhetin dhe se gjatë javëve në vijim, qeveria do të dërgojë në Kuvend një amendament për caktimin e vlerës së tij.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika