Mungesa e mjekësisë në Shri Lanka një dënim me vdekje për njerëzimin

Spitalet nl Colombo dhe në vendet e tjera të Shri Lankës po përballen me mungesë të ilaçeve, si rezultat i krizës ekonomike nëpër të cilën po kalon vendi prej muajsh të tërë

Mungesa e mjekësisë në Sri Lanka
Mungesa e mjekësisë në Sri Lanka

Mjekët thonë se mungesa e barnave të nevojshme mund të shkaktojë së shpejti vdekje në Shri Lankë, pas krizës, ndërsa raportohet se ata janë të detyruar të shtyjnë procedurat për shpëtimin e jetës.

Shri Lanka importon më shumë se 80% të furnizimeve të saj mjekësore.

Por, me mbarimin e rezervave valutore për shkak të krizës ekonomike të vendit, medikamentet thelbësore po zhduken nga raftet.

Në spitalin e kancerit Apeksha me 950 shtretër, mjeku Roshan Amaratunga thotë se operacionet e mëdha janë anuluar.

“Si spital qeveritar, ne varemi nga furnizimet e qeverisë. Edhe për momentin, situata është në rrezik për jetën e tyre sidomos i pacientëve me kancer. Kështu që, nuk mund të bëj më komente, dënimi me vdekje do të jetë atje.”, ka thënë ai.

Sipas një zyrtari qeveritar, furnizimet mjekësore, të më shumë se 180 artikujve thelbësorë po mbarojnë, me sistemin e kujdesit shëndetësor të Shri Lankës e cila është pranë kolapsit.

Mungesa e mjekësisë në Sri Lanka
Mungesa e mjekësisë në Shri Lankë

Mungesat përfshijnë injeksionet për pacientët me dializë, ilaçet për pacientët e transplantuar dhe disa ilaçe kundër kancerit.

India dhe Japonia po ndihmojnë për të siguruar furnizime, por mund të duhen muaj që ato të mbërrijnë.

Fëmija 4-vjeçar i Binuli Bimsarës po trajtohet për Leukemi në spitalin e Apekshës.

“Tani jemi vërtet të frikësuar. Më parë, të paktën kishim pak shpresë sepse kishim ilaçet, por tani po jetojmë nën frikë të jashtëzakonshme. Jemi vërtet të pafuqishëm, e ardhmja jonë është vërtet e errët kur dëgjojmë për mungesë ilaçesh. Nuk kemi para as për ta çuar fëmijën tonë jashtë vendit për trajtim.”, ka thënë ai.

Shri Lanka po përballet me krizën e saj më shkatërruese ekonomike që nga pavarësia në 1948.

Ajo është shkaktuar nga një kombinim i ndikimeve të COVID-19 në ekonominë e saj të varur nga turizmi, rritja e çmimeve të naftës, uljet popullsisë, të taksave dhe ndalimi i importit të plehrave kimik, i cili ka shkatërruar sektorin bujqësor të vendit.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika