Mungesa e Vedat Muriqit, Foda tregon lojtarin që do ta zëvendësojë yllin prizrenas

Vedat Muriqi do të jetë mungesa e madhe e Kosovës për dy ndeshjet e muajit tetor.

Sulmuesi dardan u lëndua me Mallorcan dhe nuk do të mund t’i ndihmojë Kombëtares së Kosovës në sfidat ndaj Lituanisë dhe Qipros.

Kosova luan më 12 tetor në udhëtim te Lituania dhe tre ditë më vonë presin Qipron në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Franco Foda ka thënë se Milot Rashica është opsioni numër një për ta zëvendësuar Vedat Muriqin, por aty ka edhe futbollistë të tjerë.

“Vedat Muriqi është lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin tonë dhe sigurisht që është mungesë e madhe. Por kemi mjaftueshëm alternativa”.

“Rashica është opsioni i parë pastaj Asllani, Rrahmani edhe disa alternativa që mund  ta zëvendësojnë Muriqin”, ka thënë Foda./Telegrafi

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika